Nagavci: Kur edhe avokatëve u mungojnë argumentet juridike e merren me keqinformim tregon se jemi në rrugë të drejtë

Shpërndaje

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci i ka reaguar Dastid Pallaskës lidhur me shkrimin se VV ka cituar Kushtetutën e Serbisë në kërkesën e saj për dekretin e presidentit Thaçi

Nagavci në një postim në Facebook shkruan se kur edhe avokatëve u mungojnë argumentet juridike dhe për pasojë merren me keqinformim, është një dëshmi më tepër se janë në rrugë të drejtë.

Lexoni të plotë postimin e saj:

“Kur edhe avokatëve u mungojnë argumentet juridike dhe për pasojë merren me keqinformim, është një dëshmi më tepër se jemi në rrugë të drejtë.

Dekreti i Presidenti për mandatimin e kandidatit të LDK për Kryeministër, ka ardhur pas marrëveshjes më Listën Sërpska dhe kjo qeveri e synuar do të jetë e varur krejtësisht nga Beogradi.

Ky është një fakt i pamohueshëm, ashtu sikurse është e dukshme dhe shkelja e Hashim Thaçit dhe bashkëpunëtorëve të tij në synimin për të krijuar këtë qeveri.

Si një nga nënshkrueset e Kërkesës për vlerësimin e kushtetueshmërisë së dekretit, jam e bindur se argumentet janë në anën tonë. Dhe përpjekja jonë ka të bëj edhe me mosvarshmërinë e Kosovës nga Serbia dhe për pengimin e planeve të Thaçit e bashkëpunëtorëve të tij, plane jo të mira për vendin.

Shkresa jonë për Gjykatën Kushtetuese, me anë të argumenteve juridike, kërkon që në Kosovë të mos veprohet ashtu si e parasheh Kushtetuta e Serbisë, pra si një rrugë që nuk duhet ndjekur, sepse pikërisht këtë po bën Hashim Thaçi dhe LDK. Po veprojnë sipas normave kushtetuese të Serbisë dhe po anashkalojnë nenit 82 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës”.