Ndëron jetë nëna e Harun Aliut – Komandant Kushtrimit

Shpërndaje

Ka ndërruar jetë nëna e Harun Aliut, komandantit të njohur të UÇK-së. Lajmi është bërë i ditur nga familjarë të familjes Aliu.

“në moshën 83 vjeçare ndërroi jetë nëna e Harun Aliut Komandant Kushtrimit Minevere Arif Aliu, varrimi i të ndjerës bëhet sot (24.05.2020, e diel) në Hasanbeg. Falja namazit të xhenazes bëhet te varrezat e fshatit në Kamnik edhe atë në ora 09:30

Zoti e mëshiroftë.”, theksohet në njoftimin e shpërndarë.

Harun Aliu, ishte një nga themeluesit e Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare (UÇK), i cili u vra në Radushë më 12 maj të 2010, në një pritë të organizuar të forcave maqedonase të sigurisë.