Në Shkup përurohet një lagje me emrin e dëshmorit të UÇK-së, Arben Bajrami

Shpërndaje

Me inciativë të qytetarëve të lagjes Orizare e Poshtme – Shkup, sonte u përurua lagjja “Arben Bajrami”, emër ky i heroit kombëtarë, i cili u vr*a në mënyrë tinzare nga policia maqedonase në luftën e vitit 2001 në Maqedoni.

Ky hero kombëtar, ndoshta i harruar nga politikanët shqiptarë, nuk ishte harruar nga bashkëqytetarët e lagjes së tij ku ishte rritur dhe ku kishet kaluar pjesën më të bukur të jetës.

Ata me mjete të tyre arritën që të bëjnë një mrrekulli në lagjen e tyre, duke bërë që gjithçka të frymojë me ngjyrat “kuqezi” për nder të heroit të tyre të lagjes, ARBEN BAJRAMI, i cili edhe pse i ri në moshë, kishte marrë pjesë në tre luftërat e lavdishme të UÇK-së, atë të Kosovës, Preshevës, Medvegjes dhe Bujanocit, si dhe së fundmi në luftën e Maqedonisë, vatanit, ku kishte lindur dhe të cilin e mbrojti në mënyrë heroike si në Likovë, ashtu edhe në betejën e Haraçinës.

Pikërisht veprat e tij luftarake bënë që inciatorët e kësaj vepre artistike të ngërthejnë në vete 3 emblemat e lavdishme të UÇK-së, aty tek ura e lagjes, ku me shumë krenari sipër tyre qëndron edhe emri i lavdishëm “ARBEN BAJRAMI”.

Para se të shpalosej kjo pllakë me emrin e heroit kombëtarë, organizatorët kishin shtruar një iftar, që më pas të vjen edhe ai momenti më i bukur i mbrëmjes, ku me flakadane të shumta nën syrin e nënës së dëshmorit kombëtarë, u përurua lagjja që tashmë e tutje do të mbajë emrin e pavdekshëm “ARBEN BAJRAMI”.