Nesër do të vendoset për orën policore për këtë fundjavë dhe për punën e restoranteve

Shpërndaje

Komisioni për sëmundje infektuese nesër do të diskutojë për kohëzgjatjen e orës policore gjatë fundjavës dhe festave të hënën, si dhe hapjen e ambienteve të hotelerisë, deklaroi sot në konferencën për shtyp Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

“E paralajmëruam hapjen e objekteve hotelierike këtë javë, por gjatë diskutimit i kemi pasur parasysh edhe festat e ardhshme gjatë fundjavës, kështu që gjatë ditës së nesërme do ta dimë vendimin përfundimtar sipas rekomandimeve të ekspertëve”, theksoi Filipçe.

Paralajmëroi se nesër do të diskutohet edhe për hapat e ardhshëm për zbutjen e masave për subjekte të caktuara dhe operatorët ekonomikë, të cilat i paralajmëruan për fundin e kësaj jave, si dhe për hapat e ardhshëm për zbutjen e mundshme të masave parandaluese.

Këtë fundjavë dy festa janë – Dita e Shën Cirilit dhe Metodit dhe festa fetare myslimane Bajrami.