Nesër në Kosovë fillon faza e tretë e lehtësimit të masave ndaj pandemisë COVID-19

Shpërndaje

Prej nesër në vendon tonë do të fillojë faza e tretë e hapjes graduale ose lehtësimit të masave të vendosura si preventivë ndaj coronavirusit.

Që nga 1 qershori (nesër) pritet hapja e gastronomisë në përgjithësi, kinemave dhe teatrove, trafikut urban e ndërurban e masa të tjera.

“Qarkullimi i qytetarëve në bazë të situatës epidemiologjike, transporti urban dhe ndërurban, taksitë, gastronomia, provimet në Arsimin e Lartë, Testi i Maturës dhe Arritshmërisë, Hapja e Kinemave dhe Teatrove, Hapja Selektive e Aktiviteteve Sportive”, thuhet në këtë njoftim që Minstria e Shëndetësisë e publikoi ditë më parë.

Pos tjerash gjatë javës pritet të bëhet rivlersim edhe për hapjen e kufijve, aeroporteve, banjave, panaireve, pishinave dhe klubeve të natës.