Nesër vendoset për orën policore për Bajram në Maqedoninë e Veriut

Shpërndaje

Gjatë ditës së nesërme do të ketë vendim të Qeverisë se çfarë orë policore do të ketë për fundjavë. Po bëhen konsultime, deri më tani janë respektuar rekomandimet, ne i ndjekim mendimet e ekspertëve. Do të duhet të shkojmë drejt lehtësimit të masave, por kjo do të thotë respektim të masave tjera jo restriktive. Por, ato masa nuk respektohen, nuk mbahen maska, nuk respektohet distanca. Nëse dëshirojmë të kemi zvogëlim të masave, duhet të respektohen rekomandimet.

Këtë e deklaroi ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Damjan Mançevski, në emisionin e sontëm ku ishte mysafir në TV 24, duke potencuar se lehtësimi i masave është në proporcion të drejtpërdrejtë me respektimin e rekomandimeve.

“Ajo që mund të vërehet këto ditë ka rritje të vogël të numrave në nivel botëror. Autoritetet tona shëndetësore i dinë saktë klasterët dhe nuk kemi vatra të panjohura. Një pjesë e të infektuarve janë nga liturgjia në Strugë, si dhe nga darkat për Iftar. Prandaj nëse duam të lehtësohen masat do të duhet të rritet përgjegjësia personale përmes respektimit të masave për mbrojtje”, ka thënë Mançevski.

Theksoi se sot ka 40 të infektuar të rinj, duke shtuar se jemi larg nga ditët kur ka pasur mbi 100 të infektuar.

“Prandaj mendoj se ajo që do të rrjedhë nesër nga Shtabi i krizës, nga Komisioni për sëmundje infektive dhe nga seanca qeveritare do të jetë qëndrim kyç. Nga njëra anë kërkojmë lehtësim të masave, nga ana tjetër kemi kritikë se shëndetësia nuk përballet mirë me krizën. Unë mendon se shkëlqyeshëm përballemi me pandeminë. Rol kyç kanë edhe mediumet të cilat rregullisht i transmetojnë masat. Ne si shtet ishim ndër të parët me masat, me karantina shtetërore… MPB-ja konkretisht ministri në televizion tha se dikush e shtyn t’i dënojë qytetarët, ndërsa ai nuk ka dashur t’i dënojë”, deklaroi Mançevski.

Për të, mungesa e sanksioneve nga ana e MPB-së ndaj qytetarëve të cilët nuk i respektojnë masat krijon trajtim të pabarabartë.

“Një pjesë e të infektuarve janë nga liturgjia. një pjesë janë nga festa e MPB-së, ndërsa këto dy javët e fundit siç nuk është ndërmarrë asgjë për ngjarjet ku nuk respektohen masat, nuk kemi informacione nëse Kontrolli i brendshëm i MPB-së bën hetim për nëpunësit të cilët ishin në terren, ndërsa nuk kanë ndërmarrë asgjë. Edhe atë qytetarët janë në pasiguri, gjegjësisht ndjejnë se nuk ka trajtim të barabartë ndaj të gjithëve. Të gjithë edhe institucionet edhe qytetarët, tani kur lehtësohen masat gjithkund, të apelojmë të respektohen masat për mbrojtje”, theksoi Mançevski.