Nga nesër Italia rihap transportin publik, si do të zhvillohet lëvizja

Shpërndaje

Nga dita e nesërme, Italia do të rihapë transportin publik ku do të udhëtohet me numër të limituar pasagjerësh.

Në çdo ulëse dyshe do të qendrojë një person, me distancë minimumi 1 metër nga njëri-tjetri.

Pasagjerët në këmbë do qëndrojnë në vende të caktuara të shënuara në dyshemetë e mjeteve.

Hyrja ne metro do të jetë 30 persona çdo 30 minuta.

Do të ketë dy rrugëkalime me sens unik në stacionet e metrove: për udhëtarët që hyjnë e ata që dalin. Në autobusa do të respektohet gjithashtu distancimi 1 metër.

Hyrja do të bëhet e detyrueshme në portat anësore e zbritja në portën qendrore.

Gjithashtu është e ndaluar t’i kërkosh informacion shoferit.

Numri maksimal i udhëtarëve në autobusë do të jetë sa gjysma e numrit të kapacitetit mbajtës.

Në mjetet e transportit publik do të jetë e detyrueshme përdorimi i maskave dhe dorezave./noa.al/