Nga sot deri të hënën ora policore do të fillojë në ora 14:00

Shpërndaje

Duke filluar prej sot, ora policore në Maqedoninë e Veriut do të fillojë në ora 14:00, ndërkaq përfundon ditën e nesërme, në ora 05:00.

Ora policore në këtë kohëzgjatje do të zbatohet edhe gjatë ditës së shtunë dhe të diel (2 dhe 3 maj).

Ky lloj i orës policore hyri në fuqi, për shkak të festës së punëtorëve “1 Majit”, e cila nga qytetarët shënohet kryesisht me piknik në natyrë.

Autoritetet kanë apeluar deri te qytetarët të respektojnë masat, do të thotë të përdorin pajisje mbrojtëse për të mbuluar gojën dhe hundën dhe të mbajnë distancë prej 2 metrave.

Gjithashtu nuk lejohet grumbullimi i më shumë se dy personave në një hapësirë.