“NORMALITETI” I PUSHTIMIT TË SHKUPIT..!

Shpërndaje

Nga, Nijazi Muhamedi

Dy “pushtuesit” e Shkupit, Shilegov dhe Zaev, mezi presin të vijnë tash ndryshe në Shkup pas nisjes së “normalizimit” që duan ta kuptojnë si “normalizim pushtimi”, si e kanë kuptuar edhe “karantinimin” si “gjendje rrethimi” të shqiptarëve, dhe ndaj kanë “punuar” ngeshëm, njëri duke mbjellë livadhe e duke mbjellë hithëra “me qytetarë të ndërgjegjshëm” para Shtëpisë të së Lumes Nënë Tereza, një parabolë dredhie të marrë nga Itar Pejo për të maskuar” dredhinë se këta “të ndërgjegjshmit e këtij nuk janë si ” qytetarët e “ndërgjegjshëm” të VMRO që kërkonin “dhoma gazi për shqiptarët”, dhe ky tjetri i Strumicës që “në gjendje rrethimi nga coronavirusi, si Vuçiq që fshin shqiptarët në Preshevë e Medvegjë nga dokumentat e gjendjes civile, ky fshiu në sikron me të shqipen nga tabelat dygjuhëshe nga Strumica e” ajvarit zemëruar” gjer në tabelën e Poliklinikës “Nënë Tereza” në Shkup, se shqipes ai i jep “të drejtë përdorimi vetëm për shitje gjizë në pazare, dhe gjithëkund ku do përdoret me të drejtën legjitime që ishte e shkruar në akull në Kushtetutë para pandemisë, do vërë gjobën e poshtërimit dhe të nënshtrimit me 3 mijë euro..!
“Poezia është gati, – thotë Kadareja më një varg të tij, – po a do hyjë populli në të? “. Dhe këta duan të thonë “Pushtimi është gati, dhe na kujtojnë me gabim të vdektë fare nëse kujtojnë se do vënë lakun e poshtërimit e të gjunjëzimit në qafën tonë..!