Nuk ndalet Albin Kurti shkarkon drejtorin e Autoritetit të Aviacionit Civil, ish-këshilltar i Pal Lekajt

Shpërndaje

Qeveria e Kosovës ka shkarkuar drejtorin e Aviacionit Civil, Eset Berisha, në mbledhjen që është duke u mbajtur në distancë.Berisha u shkarkua me propozim të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, pas arsyetimit të marrë nga Zyra e Kryeministrit.

Ish-këshilltari politik i Pal Lekajt ishte personi që nënshkroi marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd, në Berlin.

Eset Berisha ishte emëruar në muajin nëntor nga ish-kryeministri, Ramush Haradinaj, si drejtor i përgjithshëm i Autoritetit të Aviacionit Civil.

Gjatë kohës sa ai ishte në këtë institucion u nënshkrua marrëveshja për linjën ajrore Prishtinë-Beograd.