Pak para formimit të Qeverisë Hoti, PDK e Veselit “aktivizohet” duke thirrur një konferencë për media

Shpërndaje

Partia Demokratike e Kosovës ka thirrur një konferencë për media gjatë ditës së sotme, raporton Gazeta Blic.

Kjo konferencë e PDK-së, vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ku i dha të drejtë dekretit të presidentit.

Konferenca e PDK-së do të mbahet nga ora 16:00, derisa nuk bëhet e ditur se cila do të jetë tema e kësaj konference.

Njoftimi i plotë:

Ftesë për media

Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media, sot, e diel, më 31.5.2020.

Vendi: Selia e Partisë Demokratike të Kosovës, Prishtinë

Koha: 16:00

Ju mirëpresim!