Paralajmërohen protesta në Çair kundër “Murit Kinez”

Shpërndaje

Në rrjetet sociale kanë filluar thirrjet për organizmin të protestave pasi mbrëmë Qyteti i Shkupit bashkë me Komunën e Çairit gjatë orëve të natës kanë vendosur barrikada në rrugën që shpie nga Bit Pazari në drejtim të Jahja Pashës.

Protestat janë paralajmëruar për në orën 12 tek Jahja Pasha si iniciativë qytetare sepse për qytetarët e Çairit ishte një veprim i pa pritshëm dhe u gjendën të habitur nga ky veprim i autoriteteve komunale.

Një barrikadë e atillë shkakton edhe më shumë kaos në këtë rrugë edhe ashtu të ngarkuar për shkak se rruga është edhe ashtu shumë e ngushtë për të përballuar një fluks të makinave që lëvizin në atë pjesë të Çairit e cila është shumë e ngarkuar.

Aspekti tjetër është edhe ,,vrazhdësi” e zgjidhjes që është bërë, kur dihet se në pjesën tjetër të qytetit bulevardet ndahen me shtigje të gjelbërta që i japin edhe bukuri pamjes së bulevardit, por në Çair brenda natës mbiu një “Murë Kinez” siç po e quajnë banorët e Çairit./ALBAZONE MEDIA/