Partitë “heshtin” për financat nga buxheti

Shpërndaje

Rishikimi i buxhetit shkurtoi mjetet për disa institucione dhe veprimtari por jo edhe financimin e partive politike. Zëvendësministrja e Financave Shirete Elezi deklaroi se kompetente për çështjen e financimit të partive është Ministria e Drejtësisë, por, si parti, nuk u përgjigj nëse BDl-ja ka qenë e gatshme të mbështesë shkurtimin e këtyre mjeteve.