Pas një muaj e gjysmë nga shkarkimi i Kurtit, zbulohen “arsyet” pse LDK e rrëzoi Qeverinë

Shpërndaje

Publicisti Adem Bytyçi‎, ka treguar njërën ndër arsyet se pse Lidhja Demokratike e Kosovës e ka rrëzuar Qeverinë e udhëhequr nga Albin Kurti.

Ai në një postim në Facebook, ka shkruar se shkarkimi i Kurtit nuk është bërë për ato arsye të cilat i thotë LDK-ja.

Sipas Bytyçi, shkaku i vetëm dhe kryesor ishte dhe do të mbetet frika nga Qeveria Kurti, e zbulimit të hajnive, e pasurive të kundërligjshme dhe shpronësimi i pasurive të pa ligjshme dhe procedimi para organeve të drejtësisë i të gjithë atyre që janë pasuruar në kurrizin e qytetarëve të Kosovës.

Postimi i plotë: Rrëzimi i qeverisë Kurti nga partneri i saj i kolicionit LDK-ja, në krye me Isa Mustafën dhe grupin e tij nga subjektet tjera politike, nuk është bërë nga as njëra arsye nga ato që i thotë LDK-ja, Isa Mustsfa dhe bashkëpunëtorët e tij nga thujase të gjitha subjektet politike, por shkaku i vetëm dhe kryesor ishte dhe do të mbetet frika nga Qeveria Kurti ,e zbulimit të hajnive, e pasurive të kundërligjshme dhe shpronësimi i pasurive të pa ligjshme dhe procedimi para organeve të drejtësisë i të gjithë atyre që janë pasuruar në kurrizin e qytetarëve të Kosovës.

Kurtit, edhe mund t’i mohohet e drejta dhe mundësia e qevrisjës së Kosovës për shkaqe të cilat tani më i janë të njohura edhe qytetarit më të rendomtë, por edhe pas 100 vitësh, historia do ta provojë se Qeveria Kurti, është rrëzuar nga LDK-ja, dhe aleatët e saj si kjo, nga droja se Qeveria Kurti , do ta çkap shtetin nga pjesetarë të Ldk-së, dhe nga antarët e partive tjera, dhe zbatimit deri në detaje të ligjit mbi përiardhjen e pasurive të dyshimta të pushtetarëve dhe shpronësimi nga këto pasuri të kundërligjshme i të gjithë atyre pushtetarëve dhe procedimi i tyre pranë institucioneve të drejtësisë!

Nuk është e drejtë të mbahet pushteti me forcë , në kundërshtim me vullnetin e popullit dhe interesat IMEDIATE të vendit…

Historia do të provojë, se Kosovës herët a vonë i duhet një Qeveri si Qeveria Kurti ,që u rrëzuar edhe pse kjo qeveri që nga fillet e saj është sulmuar në mënyrën më brutale nga ata të cilët mendoj unë nuk i’a duan të mirën Kosovês dhe të ardhmës saj Europiane.

Dëshira është diqka tjetër,por nuk duhet të qyditemi se më këtë nivel të korrupsionit, me këtë drejtësi të varur nga politika dhe të pa konsoliduar në nivelin e përgjegjësisë që duhet ta dëshmojë në luftën kundër krimit ekonomik të orgonizuar dhe krimit në përgjithësi si burimi kryesor i të gjitha të këqijave në vendin tonë, nuk mund të shpresojmë se BE-ja , do të n’a pranojë në gjirin e saj…(BotaSot)