Pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit, flet edhe hoxha i Porojit, Maksut Abazi (Video)

Shpërndaje

Kreu i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Sulejman Rexhepi është shkarkuar nga pozita e tij.

Ky vendim u soll me vendim të 2/3 të votave në mbledhjen e jashtëzakonshme të rijasetit të bashkësisë fetare islame të republikës së Maqedonisë së Veriut. Në vend të Rexhepit me BFI-në do të udhëheq kryetari i Myftinisë së Gostivarit Shaqir Fetahu deri në plotësimin e kushteve për mbajtjen e zgjedhjeve të reja në BFI.

Ndërsa myftiu i fshatit Poroj Maksut Abazi që ditë më para doli edhe kundër Sulejman Rexhepit thotë:

“Unë si imam në xhaminë e fshatit Porroj, që shërbej tashmë 20 vite, që nga viti 2000, i kam përcjellur ngjarjet në BFI gjatë këtyre viteve dhe kam vepruar në mënyrë autonome dhe nuk jam përzier askund. kam qenë dhe jam i vetëdijshëm se kjo piramidë, kjo strukturë e ndërtuar në BFI gjatë pluralizmit, le të kuptohet se ansjë gurë nuk ka qenë në vendin e vet. ka qenë e pritshme q ëkjo piramidë do të rrënohet që nga guri në majë e deri në themel, e më pas të bëhet rindërtimi i piramidëës e çdo gur të vihet në vendin e vet”, tha Maksut Abazi, imam i xhamisë së Porojit.