Pendarovski: Nuk na duhet Europa nëse nuk mund të flasim maqedonisht

Shpërndaje

Shefi i shtetit Stevo Pendarovski sot për emisionin “360 gradë” ka komentuar deklaratat e fundit që vijnë nga Bullgaria.

Bëhet fjalë për deklarimet ku kërkohet që në BE të mos flitet gjuha maqedonase. Pendarovski shprehet se nëse çmimi i anëtarësimit në BE është të mos flitet gjuha e tij amtare, atëherë nuk na duhet ai anëtarësim.

“Nëse çmimi është të mos jemi maqedonas dhe të mos flas gjuhën maqedonase, atëherë nuk na duhet anëtarësimi në BE”, ka deklaruar Pendarovski.

Ndryshe ditëve të fundit është krijuar një kaos brenda historianëve dhe analistëve maqedonas, pasi edhe këshilltari i presidentit, Denko Maleski tha se Krste Petkov Misirkov dhe Goce Dellçev kanë qenë bullgar./Zhurnal.mk