Pendarovski: Roli i mediave është veçanërisht i rëndësishëm në kohë të krizës dhe konflikteve

Shpërndaje

Presidenti Stevo Pendarovski dërgoi urim deri te gazetarët dhe punonjësit mediatik në vend me rastin e 3 Majit – Ditës ndërkombëtare të lirisë së mediave.

“Vlera e rolit të gazetarëve dhe punonjësve mediatik është veçanërisht e madhe në kohën e pasigurisë, krizës ose konflikteve. Në pandeminë e tanishme të koronavirusit, kur pjesa më e madhe e qytetarëve janë mbrojtur në shtëpitë e tyre, gazetarët dhe punonjësit mediatik çdo ditë janë të angazhuar me qëllim që të sigurojnë informacion të shpejtë dhe të saktë. Paralelisht me pandeminë e virusit na ndodh edhe pande(MEDIAL) e lajmeve të rrejshme, për atë në këto rrethana të jashtëzakonshme nga vlera vendimtare është objektiviteti dhe profesionaliteti i tyre”, shkruan Pendarovski në urim.

Shton se që të zhvillohet pavarësia dhe gazetaria profesionale duhet të sigurohen kushte më të mira për punë, të përparohen të drejtat sindikaliste, të rritet siguria dhe mbrojtja e gazetarëve dhe punonjësve mediatik dhe të lirohen nga pavarësia ekonomike dhe nga ndikimet politike, ndërsa institucionet të jenë transparente.

“Njëkohësisht që të nxisin debat për çështje të rëndësishme dhe të jenë tregues për pjekurinë e një demokracie, mediat duhet të jenë të lira nga frika dhe nga klientelizmi, duke realizuar një nga të drejtat fundamentale të njeriut, lirinë e shprehjes”, porosit Pendarovski në urim.