Pendarovski shpreh shqetësim për ngjarjet në Strugë dhe vendimin për rihapjen e xhamive

Shpërndaje

Pas liturgjisë se djeshme ortodokse në Strugë dhe pas vendimit të Bashkësisë Fetare Islame që që nga 12 maji të hapen dyert e xhamive për besimtarët, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u ka përcjellë, siç thotë, pikëpamjet dhe shqetësimet e tij drejtuesve të dy institucioneve më të mëdha fetare në vend, kryetarit e Kishës Ortodokse Maqedonase Hirësisë së Tij Stefanit si dhe me kreut të Bashkësisë Fetare Islame, Reis Ul Ulema Haxhi Sulejman efendi Rexhepi.

“U thash drejtuesve fetarë se pres që ata të vazhdojnë të bëjnë thirrje për sjellje të përgjegjshme të qytetarëve gjatë festave fetare, si dhe të dënojnë çdo sjellje në kundërshtim me masat e përcaktuara nga autoritetet shtetërore. Pavarësisht se në cilin komunitet i përkasim, të gjithë jemi goditur në mënyrë të barabartë nga koronavirusi. Masat e paraqitura për të mbrojtur kundër pandemive nuk ndalojnë asnjë qytetar të praktikojë fenë e tij. Por ajo që patjetër duhej të ishte e kufizuar dhe ende është e kufizuar, janë tubimet masive me rastin e ndonjë feste fetare si dhe ritet fetare” thotë Pendrarovski.

Kreu i shtetit gjithashtu u bëri thirrje institucioneve kompetente të veprojnë në mënyrë të duhur, brenda përgjegjësive që ata kanë për ruajtjen e stabilitetin në vend, ndërsa rikujton se ende është në fuqi gjendja e jashtëzakonshme.

“I bëj thirrje institucioneve kompetente të veprojnë në mënyrë të duhur, brenda përgjegjësive që ata kanë për ruajtjen e stabilitetit. Gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi, pandemia e KOVID-19 vazhdon ende, dhe punonjësit e shëndetësisë janë pa u lodhur dhe me përpjekje mbinjerëzore çdo ditë të angazhuar në trajtimin e bashkëqytetarëve tanë që janë të infektuar” ka deklaruar Presidneti Pendraovski, fjalët e të cilit përmes një komunikate i kanë përcjellë nga Presidenca.

Presdienti po ashtu tregoi se i ka kërkuar nga dy krerët fetarë që të veprojnë në mënyrë parandaluese dhe të mos inkurajojnë tubimet e grupeve të mëdha të besimtarëve./TV21