Përfundon afati për dërgim të komenteve në Kushtetuese për dekretin e Thaçit

Shpërndaje

Ka kaluar afati për dërgimin e komenteve për caktim të masës së përkohshme për dekretimin që presidenti Hashim Thaçi ia bëri Avdullah Hotit të LDK-së për kryeministër.

Të enjten, Lëvizja Vetëvendosje dërgoi ankesën në Kushtetuese, ndërsa në mëngjesin e së premtes, një ditë para seancës së paralajmëruar nga LDK-ja për votim në Kuvend, Gjykata Kushtetuese u dha palëve afat për komente për caktim të masës së përkohshme deri në orën 12:00.

Askush nga të përfshirët në këtë rast nuk ka njoftuar publikisht nëse kanë dërguar komente në Kushtetuese.