Policia dhe Prokuroria Speciale nisin hetimin e rastit ku u kërcënua Albin Kurti nga “Garda Vullnetare Shqiptare”

Shpërndaje

Drejtoria Hetimin e Krimeve të Rënda e Policisë së Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë nisur hetimet ndaj kërcënimeve që janë bërë nga një grup i ashtuquajtur “Garda Vullnetare Shqiptare”, ndaj kryeministrit në detyrë Albin Kurti.

Lajmi është konfirmuar nga Policia e Kosovës.

Në përgjigjen e dërguar për Klan Kosova shkruan:

“Policia e Kosovës, në këtë Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda është duke e trajtuar si rast, dhe është në fazën e hetimit dhe grumbullimit të informacioneve. Të gjitha veprimet janë duke u ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Speciale”.

Mbrëmë kryeministri në detyrë Albin Kurti e ka publikuar nëpërmjet një njoftimi kërcënimin që i është bërë atij.
Kreu i qeverisë në detyrë, e lidhi këtë komunikatë me punën që është duke e bërë Kushtetuesja që brenda këtij muaji pritet që të interpretojë dekretin e bërë nga presidenti Hashim Thaçi.

Kryeministri Kurti thotë se është kërcënuar nga “Garda Vullnetare Shqiptare”