Policia shoqëron me forcë protestuesit në Sheshin Skënderbej në Tiranë (Video)

Shpërndaje

Shoqëria civile ka potestuar ditën e sotme në Sheshin Skënderbej në Tiranë. Disa protestues janë shoqëruar me forcë nga policia.

Protestuesit kundërshtonin masat bllokuese të qeverisë dhe policia ka ndërhyrë, duke i shpërndarë me dhunë. Në foto dallohet protestuesja Ines Kurti, teksa tërhiqet me dhunë nga oficerët e policisë.

Ajo më pas rrëzohet në tokë, pasi nuk është ndjerë mirë dhe u desh ndërhyrja e mjekëve. Disa protestues të tjerë janë shoqëruar nga Uniformat Blu.