Presidenti i Turqisë, Erdogan i uron botës islame dhe popullit turk Fitër Bajramin
“Urime Fitër Bajramin e bekuar për botën islame dhe popullin tonë. Lus krijuesin tonë që të na mundësojë të kalojmë në Ramazanin tjetër me shëndet, mirëqenie dhe paqe”, tha Erdoğan.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan i uroi botës islame dhe popullit turk festën e Fitër Bajramit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Nëpërmjet një postimi nga llogaria e tij në rrjetin social, Erdoğan tha: “Urime Fitër Bajramin e bekuar për botën islame dhe popullin tonë. Lus krijuesin tonë që të na mundësojë të kalojmë në Ramazanin tjetër me shëndet, mirëqenie dhe paqe”.
Në postim u përdor edhe një grafikë me siluetën e xhamisë Sultanahmet (Xhamia e Kaltër) dhe Ayasofya.