Propozohet që ora policore gjatë vikendit të nis nga ora 19:00

Shpërndaje

Alsat mëson se Komisioni për Sëmundje Ngjitëse duke marrë parasysh trendin e zvogëlimit të rasteve me Covid-19 dhe situatën e përgjithshme me pandeminë në vend, ka vlerësuar se vikendin që vjen, ora policore mund të nis nga ora 19:00 deri në ora 05:00. Propozimi i Komisionit do të duhet të shqyrtohet në seancën e radhës në qeveri.