Pse 5 Maji (nuk)duhet të shënohet si Dita e Dëshmorëve të Kombit Shqiptar?

Shpërndaje

5 Maji duhet të përkujtohet nga shqiptarët si Dita e Mallkimit, e luftës vëllavr*asëse mes shqiptarëve, për interesa të huaja, jo për interesa kombëtare.

DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT SHQIPTAR MUND TË JETË 7 MARSI*, JO 5 MAJI*, DATA E PËRCAKTUAR SIPAS HISTORISË SË RREJSHME TË ISH-REGJIMIT KOMUNIST.

Ditë e Dëshmorëve të kombit shqiptar duhet të shënohet 7 Marsi, dita e rënies së Adem Jasharit, Kryekomandantit të Luftës për lirinë e Kosovës dhe të trojeve tjera etnike dhe ditë e sakrificës së Familjes martire Jashari – DITA E DËSHMORËVE TË KOMBIT, SIMBOL TË BASHKIMIT KOMBËTAR.

Pse duhet të shënohet si Ditë e dëshmorëve të kombit, dita e likuidimit të Qemal Stafës, vik*timë e luftës vëllavr*asëse?!

Vik*timat e luftës vëllavr*asëse nuk mund ta përcaktojnë sakrificën sublime të kombit shqiptar për LIRI, PAVARËSI DHE BASHKIM KOMBËTAR.

Data e rënies së një dëshmori sipas historisë së shpifur të ish-regjimi komunist nuk mund të jetë Dita e dëshmorëve të kombit shqiptar.

Nuk ka sakrificë më sublime se jeta e gjaku i derdhur për lirinë e kombit dhe Atdheut, por, vr*asja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinisë komuniste, në nderim të veprës së tij, si Dita a Dëshmorëve të kombit shqiptar është caktuar nga ish-regjimi komunist, për t’i mbuluar krimet e ish-regjimit e veta dhe vik*timat e pafajshme të luftës vëllavr*asëse mes shqiptarëve.

Një datë e rëndësishme për nderimin e dëshmorëve të rënë për lirinë e kombit dhe të Atdheut nuk mund të caktohet mbi baza ideologjike, për interesat e një regjimi, që kanë përfaqësuar këta dëshmorë ndër vite e dekada në historinë më të re të popullit shqiptar, nga Pavarësia e Shqipërisë dhe Pavarësia e Kosovës, si Dita e Dëshmorëve të kombit shqiptar edhe në krahinat, trojet etnike shqiptare të mbetura edhe aktualisht nën sundime të huaja, si dhe në Mërgatë.

Me asnjë të drejtë, kombi shqiptar nuk duhet ta shënojë datën e rënies së dyshimtë (likuidimin e Qemal Stafës), 5 Majin, si Dita e dëshmorëve të kombit, por të miratojë një datë tjetër, e cila duhet të shënon një betejë përcaktuese për lirinë dhe fatin e kombit shqiptar. Kjo datë, për Shqipërinë, Kosovën dhe shqiptarët në trojet tjera etnike, në mënyrë të denjë do të përcaktohej dhe shënohej në datën e sakrificës sublime të Familjes heroike të Jasharajve dhe dita e rënies së Kryekomandantit të Luftës për Lirimin e Kosovës dhe të trojeve etnike shqiptare, simboli i luftës për liri dhe bashkimit kombëtar, ADEM JASHARI.

LAVDI E PËRJETSHME TË GJITHË DËSHMORËVE TË KOMBIT!

* * *

Si ra dëshmor Qemal Stafa, më 5 maj 1942?

“Ata që nuk e dinë, le ta mësojnë se më 5 maj 1942 Qemal Stafa kur u rrethua brenda në Tiranë nga milicia fashiste e Mustafa Krujës, nuk u dorëzua. Ai nxori revolen dhe hapi zjarr me qëllim që t’i jepte mundësi shokëve dhe shoqeve që ndodheshin në atë banesë të largoheshin nga oborri i prapmë i saj. Shkëmbimi i armëve vazhdoi gati një orë deri sa ai më në fund dha jetën burrërisht dhe trimërisht. Kush ka jetuar në Tiranë atë ditë e mban mend mirë tronditjen që pësoi kryeqyteti kur mori vesh se po zhvillohej një luftë mes milicisë fashiste të Mustafa Krujës dhe atij çunaku.”

– Akademik Kristo Frashëri

* * *

Dita e Dëshmorëve ose 5 Maji

Ne e quajtëm “Dita e Dëshmorëve të Atdheut” dhe pasi Republika e Kosovës e përshtati këtë ditë përkujtimore, 5 Majin, edhe për bijtë e bijat e saj të rënë për lirinë, u mësuam ta quajmë “Dita e Dëshmorëve të Kombit”.

Në shumë raste kremtimi i Ditës së Heronjve lidhet me një betejë përcaktuese, ku të rënët që luftuan kundër armiqve të vendit, ka qenë i madh ose përcaktues për fatet e kombit. Në raste të tjera lidhet me një ditëlindje të heroit, burrë ose grua, aktet e guximshme të të cilëve i kanë mundësuar vendit të rritet si komb.

Po kësaj dite i janë kushtuar memorialë monumentale, ku populli, por posaçërisht elita kombëtare, bën në këtë ditë nderet dhe ceremonitë protokollare.

Shqipëria, si dhe disa vende të tjera, kanë caktuar si të tillë ditën e rënies së një heroi. Vr*asja në 5 maj 1942 e Qemal Stafës, ish sekretari politik i të rinjve komunistë, në nderim të veprës së tij, është caktuar të jetë Dita a Dëshmorëve.

* * *

(5 maj 2020)