Qeveria e Maqedonisë harxhon me tonelata mish për vete, kurse qytetarët me barkun ‘thatë’

Shpërndaje

Opinioni në Maqedoninë e Veriut po përballet me një fakt shumë tronditës lidhur me shpenzimet e Qeverisë teknike që në fakt më shumë i ngjanë një ‘Qeverie mishngrënëse’.

Në rrjetet sociale po qarkullojnë dokumentacione sipas të cilëve Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka harxhuar mbi 8 tonelata mish qengji dhe gjedhi, por edhe afër 1.5 tonelata mish derri, që në total i bie afër 10 tonelata mish.

Vendi ynë dhe gjithë bota po përballet me një pandemi që ka shkaktuar një krizë të paimagjinueshme ekonomike dhe shumë shtete kanë filluar me restrikcione buxhetore, por kjo nuk ndodhë me ‘Qeverinë tonë mishngrënëse’ e cila me të drejtë mund të garoj edhe për ndonjë rekord të Ginisit për gurmanë.

Në kohën kur qytetarët po përballen me mungesë të gjërave elementare për të mbijetuar, qeveria po ngopë ‘barkun’ e sajë me mish të llojllojshëm edhe atë me para të qytetarëve të cilët mishin mund ta shijojnë vetëm për ndonjë festë.

Koment nga redaksia e Infomagazin

Më poshtë ju sjellim edhe lajmin:

Qeveria teknike e Maqedonisë së Veriut muajin e kaluar ka firmosur marrëveshjen për furnizim me mish të freskët me një vlerë prej 51.155 euro, si dhe produkte tjera të mishit me vlerë prej 11.594 euro.

Lajmi është publikuar nga portali Antropol, duke theksuar se kontrata është bërë në emër të Shërbimit qeveritar për punë të përgjithshme dhe të përbashkëta, me nënshkrimin e drejtorit Pece Mirçevski.

Ndërsa kompania që do të bëj furnizimin është “Rimes MS Group” me pronar M.Mihajllov, transmeton portali Lider.

Një tender për mish është firmosur edhe në shkurt të këtij viti për furnizim me mish të freskët pule me një vlerë prej mbi 25 mijë euro.

Në fund të vitit ishte firmosur tenderi për furnizim me pemë dhe perime të freskëta me vlerë prej mbi 16 mijë euro si dhe tenderi për pije të gazuara me vlerë prej mbi 18 mijë euro.