Qeveria ndan afro 11 milionë euro për implementimin e pakos emergjente fiskale

Shpërndaje

Me kërkesë të Kryeministrit në detyrë Albin Kurtit dhe në pajtim Rregulloren e Punës së Qeverisë, është mbajtur mbledhja korresponduese (mbledhja elektronike) e 32 e Qeverisë, në të cilën ka shqyrtuar dhe miratuar vendimin për ndarjen e mjeteve financiare për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale.

Sipas Zyrës së Kryeministrit, në harmoni me Ligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2020, Ministria e Financave dhe Transfereve, ka kërkuar nga Qeveria që të aprovojë vendimin për ndarjen e 10,900,000.00 eurove për zbatimin e Pakos Emergjente Fiskale të aprovuar nga Qeveria e Kosovës me vendimin e datës 30 mars 2020, njofton Klan Kosova.

“9,400,000.00 euro janë ndarë për Ministrinë e Ekonomisë, Punësimit, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike dhe 1,500,000.00 euro për Ministrinë e Financave dhe Transfereve”.

“Mjetet e ndara do të merren nga kontigjenca në Ministrinë e Financave dhe Transfereve në kategorinë e shpenzimeve dhe mallrave dhe nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve”.