Qeveria në mbledhje, pritet vendimi për gjendjen e jashtëzakonshme

Shpërndaje

Në rast se vendoset për vazhdimin për të katërtën herë të gjendjes së jashtëzakonshme, propozimi i dërgohet presidentit, Stevo Pendarovski, që mbledh të shtunën Këshillin e Sigurisë. Nga vazhdimi ose jo i gjendjes së jashtëzakonshme, varet edhe data e zgjedhjeve.

Kryeministri Spasovski thotë se zgjedhjet duhet të mbahen kur kushtet shëndetësore ta lejojnë, në përputhje me Kushtetutën dhe dispozitat ligjore në fuqi. Por, përkujton se prioritet është shëndeti i qytetarëve.

“Unë pres që të gjithë të jenë mjaftueshëm të vetëdijshëm, të pjekur politikisht dhe të kuptojnë se këto zgjedhje parlamentare duhet të mbahen në momentin kur kjo është e mundur dhe në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve dhe në bazë të gjendjes me krizën shëndetësore.”,- tha kryeministri, Oliver Spasovski.