Qytetarët edhe nesër kanë afat të konfirmojnë ose korrigjojnë paraqitjen vjetore të tatimit

Shpërndaje

Nesër skadon afati në të cilën qytetarët mund t’i vërtetojnë ose të korrigjojnë paraqitjen e tatimit vjetor. Nëse nuk e bëjnë atë nesër, nga 1 qershori DAP-i do t’i konsiderojë paraqitjet e tatimeve si përfundimtare.

“Pas përfundimit të afatit ligjor nga 1 qershori 2020, Paraqitjet vjetore tatimore do të kenë status të paraqitjeve përfundimtare tatimore, konform statusit të fundit të Paraqitjes vjetore tatimore- e vërtetuar ose e korigjuar, ndërsa zyrtarisht do të vërtetohen edhe ata Paraqitje vjetore që nga ana e personit fizik as edhe janë vërtetuar, ose korrigjuar”, kanë thënë nga DAP.

Paraqitja vjetore tatimore për vitin 2019 të cilën qytetari e ka korrigjuar, ndërsa ka marrë statusin e paraqitjes përfundimtare vjetore do të miratohet nga person zyrtar i DAP-it. Nëse personi zyrtar nuk e miraton paraqitjen do të pasojë sjellje e Vendimit për përcaktim të tatimit mbi të ardhurat për vitin 2019.

Aplikimi përmban të gjitha të ardhurat e personit në bazë të të hyrave të rregullta ose pagës apo pensionit nga aktiviteti shtesë. Qytetarët konfirmimin ose korrigjimin mund ta bëjnë përmes profileve shfrytëzuese të sistemit е-Персонален данок.

DAP i ka përgatitur dhe deri te qytetarët i ka dorëzuar Paraqitjet vjetore tatimore për vitin 2019 më 10 maj të këtij viti.