Qytetari nga Lozana me porosi politikanëve kosovarë: Edhe pse jeni të këqinj shumica, nuk dua t’ju shoh nëpër kontejnera (Video)

Shpërndaje

Qytetari i revoltuar nga diaspora, më saktsisht nga Lozana e Zvicrës përmes një videoje i drejtohet presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, megjithatë thotë disa fjalë edhe për të gjithë politikanët e Kosovës.

“Njëzet e një vjet pas luftës, 21 vjet pas bomba*rdimeve, 21 vjet pas atij stresi, ju politikanë të dashur na keni sjellë sërish në atë gjendje, sërish na keni kthyer në atë pikën ku kemi qenë, te mas*akra e Reçakut, te bombardimet, te Bill Klintoni, te Ibrahim Rugova e shumë të tjerë dhe më në fund te krimineli Sllobodan Millosheviq. Tash jam duke punuar në Zvicër, kam jetën e mirë si shumë të tjerë, por ma keni gërrdit edhe këtë jetë që e kam. Se nuk po të duheshka as jeta, e as paraja, kur presidenti nuk ndalet me e dëgju popullin e vet”, thotë qytetari në video.

Për më tepër shikoni videon e mëposhtme: