Rama: Jemi më mirë se gjithë dynjaja në luftën e mallkuar kundër Covid19

Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një grafik që sipas tij e rendit Shqipërinë më mirë se të gjithë vendet në rajon në raport me humbjet përballë koronavirusit.

Rama thotë se në mes të kësaj lufte të mallkuar duhet pasur frikë nga injoranca që rrezikon gjithçka.

“Albania The Best. Çudi e madhe ëëë?! Strategji jo, plan jo, teste jo e jo, mjekësi jo që jo, qeverisje jo dhe jo, po ja që kur hap sytë e shikon, na del Shqipëria më mirë se tërë dynjaja deri tani në bilancin e kësaj lufte të mallkuar.

Krenar për Shqipërinë që sot ka këtë bilanc falë popullit të mençur dhe mirëkuptues me qeverinë dhe Frikë nga injoranca që na rrezikon gjithçka, sa më shumë ky bilanc varet nga sjellja e çdo individi në kushtet e rihapjes.

*Të dhënat janë nga Coronavirus Worldometer”, shkruan Rama.