Reagon Valon Bela, u del në mbrojtje gazetarëve: Kokën lart trima!

Shpërndaje

REAGIM nga Valon Bela

15.000 shoqata joqeveritare që marrin lekë andej e këndej, nga pozita e opozita (niv. lokal) kanë futur veshët në lesh.

Hesht edhe opozita që ka humb busullën,

Heshtin edhe profesorët që e kanë shitur dinjitetin e tyre për disa përkthime të Bujar Osmanit.

Del gazetari Furkan Saliu bën punën e tij dhe si të sëmurë pa mend, shajnë e ofendojnë madje edhe thirrin për linçim publik.

Nëse sot targetohet ai, nesër targetohen të tjerët “më lehtë” e “më mirë” …

Po harroni se falë gazetarëve ne bëjmë dallimin mes të ligës dhe të mirës, të drejtës dhe të padrejtës dhe assesi s’bën të jemi të anshëm dhe t’i duam e t’i respektojmë vetëm kur ata raportojnë mbi diçka që na pëlqen përkohësisht.

Po harroni se 27 prilli kishte me pasë tjetër histori në mbamendjen kolektive po të mos ishte raportimi i gazetarëve, të cilët sakrifikuan dhe akoma po sakrifikojnë nga gojëligët, trutharët dhe militantët partiak që qëndrojnë kujdestarë për ofanzivë kanalizimesh.

Kokën lart trima!