Sela: Sllupçani, vend i rezistencës dhe përkujtimit të luftës së 2001-shit

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, përkujton shënimin e 2 Majit në Sllupçan, ditës kur u shpall Zona e Lirë në Komunën e Likovës nga Ushtria Çlirimtare Kombëtare,përcjell ALBAZONE MEDIA.

Me këtë rast, ai ka shkruar se Sllupçani do të ngelë gjithmonë për të gjithë ne si vend i rezistencës , shpresës dhe përkujtimit të luftës së 2001.

Postimi i plotë i Ziadin Selës:

“Në këtë datë, 02.05.2001 u shpall zona e lirë në Komunën e Likovës. E thënë ndryshe është dita e çlirimit të zonës së Likovës. Sllupçani do të ngelë gjithmonë për të gjithë ne si vend i rezistencës, shpresës dhe përkujtimit të luftës së 2001. Thonë se koha shëron plagë, por kjo thënie nuk është për familjet e të vr*arëve. Gjithmonë do të përulemi para atyre që dhanë jetën për të drejtat dhe liritë tona. Mirënjohje për luftëtarët e UÇK-së dhe lavdi për dëshmorët! Nuk ka fuqi që do të mund ta ndalë drejtësinë! Nuk ka liri e paqe pa drejtësi në vend!”, shkruan Ziadin Sela.