Sela: Zgjedhjet të mbahen në fund të korrikut ose fillim të gushtit (Video)

Shpërndaje

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, ka propozuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në fund të korrikut ose fillim të muajit gusht. Shkak për këtë periudhë Sela përmend temperaturat e larta të cilat sipas shumë ekspertëve janë në disfavor të virusit, ndërsa kjo periudhë thotë ai është edhe para stinës së vjeshtës kur ka gjasa të paraqitet vala e dytë e infektimeve me korona virus.

Sela është shprehur se Kuvendi duhet të funksionojë sa më shpejtë te jetë e mundit, pasi situata e këtillë krijon precedent që edhe në të ardhmen çdo president të vazhdojë kokë në vete gjendjen e jashtëzakonshme me nga 30 ditë shtesë deri në pafundësi. Kjo thotë Sela e shpien vendin drejt totalitarizmit.

Gjithashtu kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela tha se periudha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare është kur të hapen kufijtë dhe kur çdo qytetar do të mund ta shfrytëzoje të drejtn për të votuar.

Zgjedhjet duhet të mbahen në momentin që do të ketë kushte që misioni vëzhgues ndërkombëtarë i OSBE-ODIHR të jetë prezent, në momentin që virulenca e virusit është më e ulët zgjedhjet të mbahen në fund të korrikut dhe në fillim të muajit gusht dhe në momentin që krijohen kushte që cdo qytetarë me të drejtë vote që ka dëshirë të vijë e të votoj, dhe këtu bën pjesë edhe diaspora dhe me fjalë të tjera zgjedhjet duhet të mbahen kur të hapen kufijtë,- tha mes tjerash Ziadin Sela.