Serbia nuk hapi kufirin me Kosovën, Konjufca: Do t’i përgjigjemi reciprocikisht

Shpërndaje

Ministri në detyrë i Punëvë të Jashtme të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pas vendimit të Serbisë për hapjen e kufijve me vendet e rajonit, por jo edhe me Kosovën. Konjufca ka thënë se Qeveria e Kosovës dënon qasjen diskriminuese dhe të pabarabartë të Serbisë ndaj Kosovës dhe se Kosova do t’i përgjigjet në mënyrë reciproke Serbisë. “Kjo qasje dëshmon edhe një herë se Serbia nuk është e interesuar për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën. Republika e Kosovës do t’i përgjigjet reciprokisht kësaj pengese të Serbisë për qytetarët e Kosovës”, ka shkruar Konjufca në Twitter.