Shefqet Krasniqi: Koronavirusi mesazh i Zotit për njerëzimin

Shpërndaje

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka thënë se nuk është i sigurt nëse koronavirusi u bë në laboratorë apo është mesazh nga Zoti. Megjithatë ai thotë se anon nga kjo e dyta.

Krasniqi, në “Debat Plus” ka thënë se sëmundja e koronavirusit nuk është aq e rëndë sa e ka “tutën e madhe”.

Ai ka thënë se sëmundjet paraprake si ajo e murtajës kanë qenë shumë më të rënda se kjo që është tani.

Hoxha ka thënë se megjithatë jeta e njeriut është më e rëndësishme se mbyllja e xhamive.

“Jeta e njeriut është edhe më e rëndësishme nëse rrëzohet Qabja”, tha ai.

Krasniqi thotë se për mendimin e tij kjo sëmundje është më shumë mesazh i Zotit për njerëzimin se ndonjë prodhim laboratorik i njeriut.

“Zoti ka dashur të dërgojë një mesazh të qartë njerëzimit pasi këta të fundit kanë marrë rolin e tjetërkujt në tokë. Njeriu aq shumë është rebeluar sa që mendon se është krijues”.

Hoxha thotë se zullumi dhe padrejtësitë në tokë janë shtuar më shumë se asnjëherë më parë.