Shefqet Krasniqi parashikon një tjetër fitore të Vetëvendosjes (Video)

Shpërndaje

Ligjëruesi në Xhaminë e Madhe të Prishtinës, Shefqet Krasniqi, ka folur edhe për politikën.

Krasniqi, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se rreziku i coronavirusit duket se ka kaluar në Kosovë dhe sipas tij është koha për t’u rihapur xhamitë.

“Për mua xhamitë do të duhej të hapeshin këtë xhuma [të premte]”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Hoxha ka treguar edhe një ngjarje që ka pasur me një gazetar kroat gjatë një interviste.

Ai thotë se gazetari kroat i kishte thënë që presidenti i asaj kohe, Fatmir Sejdiu kishte mohuar që në Kosovë janë 95 % muslimanë.

“Gazetari kroat më tha se një gjë te na nuk e kupton. “E pyeta presidentin tuaj: Zotëri ju jeni president i një vendi me 95% myslimanë… dhe ai më ndërpreu në gjysmë. Më tha nuk është e vërtet”. Pse vëlla me mohua që ne jemi myslimanë”, tregon Krasniqi bisedën me gazetarin kroat.

Hoxha thotë se jo vetëm Fatmir Sejdiu por edhe shumica e politikanëve në Kosovë nëpër forume ndërkombëtare kanë frikë ta pranojnë përkatësinë që janë mysliman.

Krasniqi thotë se kur kanë ndërhyrë Amerika e Gjermania me bombardime në Kosovë e kanë ditur se ne jemi myslimanë.