Shënohen 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, shërohet 80 për qind e të prekurve

Shpërndaje

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 186 qytetarë, ku janë konfirmuar pozitivë 15 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri.

Shpërndarja gjeografike e rasteve është 13 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Shkodër, të gjithë kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Ndërsa, tashmë të shëruar janë edhe 16 qytetarë.

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë Shqipërinë 964 qytetarë. Prej tyre, rreth 80 për qind janë të shëruar.

Flutura Beqo nga Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë tha se në vend aktualisht janë 175 persona aktivë me COVID-19, kryesisht ne Tiranë, Durrës Krujë, Shkodër.

“Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13, mijë testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8 për qind. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar masat e vendosura”, deklaroi ajo.