Shkojnë në shkollë me “flatra”, ja zgjidhja e fëmijëve në Kinë për të mbajtur larg COVID-19 (Foto)

Shpërndaje

Rikthimi i fëmijëve në shkolla pasi pandemia e koronavirusit ka goditur botën, është bërë një nga temat më të diskutuara të ditëve të fundit, për shkak se të vegjlit mund të mos respektojnë distancimin social dhe masat e tjera të kërkuara nga autoritetet.

Një shkollë fillore në Tayan të Kinës ka zgjedhur një ide krejt të veçantë për të mbajtur nxënësit në distancën e kërkuar. Ata kanë menduar t’iu vendosin atyre flatra me gjatësi 1.5 m, aq sa kërkohet dhe nga autoritetet shëndetësore.

Kujtojmë që më shumë se 5,125,612 raste infektimi dhe 333,382 të vdekur jane regjistruar deri më sot në 196 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.