Shqipëri, kopshtet hapen nga 1 qershori

Shpërndaje

Ministrja e Shëndetësisë në Shqipëri, Ogerta Manastirliu, ka publikuar planin e masave lehtësuese nga data 11 maj deri në 1 qershor.

Manastirliu njofton se do të lejohet hapja e çerdheve dhe e kopshteve publike dhe private nga 1 Qershori.

“Dëshiroj të ndalem këtu, duke theksuar nevojën e një vlerësimi të thellë dhe shumë të kujdesshëm të kushteve higjieno-sanitare për çdo strukture të kopshteve dhe çerdheve dhe standardeve qe duhet të plotësojnë për të mirëpritur fëmijët në këto institucione me rregullat e reja. Protokollet e sigurisë do të bëhen të njohura në ditët në vijim, ku dhe do të ngarkohen për zbatim të gjithë institucionet përgjegjëse për plotësimin e tyre deri në këtë datë”, tha Manastirliu.