Shtrenjtohen çmimet e derivateve të naftës

Shpërndaje

Komisioni Rregullator për Energjetik ka sjellë vendim për shtrenjtimin e derivateve të naftës pas mesnate. Sipas vendimit, çmimi i EUROSUPER BS-95 do të shtrenjtohet për 0.50 denarë për litër dhe tani një litër do të kushtojë 54.50 denarë.

Çmimi i EUROSUPER BS-98 shtrenjtohet për një denarë dhe tani do të kushtojë 57,00 denarë për litër.

Çmimi i dizelit do të shtrenjtohet për 1.50 denarë për litër, dhe tani një litër do të kushtojë 47,00 denarë.

Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë për amvisëri do të shtrenjtohet për 1.50 denarë dhe një litër do të shitet për 35.00 denarë.