Skenarët e mundshëm: Ja çka mund të ndodh nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon dekretin e Hashim Thaçit?

Shpërndaje

Çka ndodh nëse Gjykata Kushtetuese e rrëzon dekretin e Hashim Thaçit?! Skenarët sipas analistëve politik.

Gjykata Kushtetuese – Thaçi – Zgjedhje, drejtori i IKD-së, Ehat Miftaraj thotë se afati prej 45 ditësh nëse kushtetuesja e rrëzon dekretin e presidentit Hashim Thaçit, do të ishte optimal për mbajtjen e zgjedhjeve.

“Nëse Gjykata Kushtetuese potencialisht merr një vendim që Kosova duhet të shkojë në zgjedhje, atëherë afati prej 45 ditëve është afati që e përcakton Kushtetuta dhe ligji. Këtu nuk mund të themi që është në kuadër të vullnetit të presidentit apo dikujt tjetër. Nënkupton se momentin kur kemi një aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, atëherë automatikisht vihet në zbatim afati prej 45 ditëve. Në këtë rast, duke marrë për bazë që kemi të bëjmë me organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme, mendojë që ky afat do të ishte afat optimal se kur do të ishte dita se kur do të mbaheshin zgjedhjet”, thotë ai.Se Kosova nuk mund të shkojë në zgjedhje në muajin qershor, siç ka pretenduar kryeministri Kurti, e thotë analisti politik Rasim Aliaj.

“Muajin qershor e kemi humbur me afate kushtetuese. Nuk ka gjasë që muaji qershor të jetë muaji i zgjedhjeve në Kosovë. Pavarësisht që Serbia dhe Maqedonia i kanë zgjedhjet në qershor, por që të dyja kanë pasur data paraprakisht që i kanë shtyrë shkaku i pandemisë”, thotë ai.Sipas politologut Ramush Tahiri, vendim ndryshe nga Kushtetuesja se ai që i jep të drejtë presidentit në këtë rast nuk do të ketë.

Tahiri për GazetaBlic ka theksuar se as për partinë e cila ishte parashtruese e kërkesës për shqyrtim, Vetëvendosje, nuk do të ishte në favor një vendim tjetër, i cili do të mund të çonte në bllokim të sistemit parlamentar.

“Vendimi nuk mund të merret assesi ndryshe përveç që me i dhënë të drejtë presidentit që me e caktu mandatarin dhe mos me i dhënë të drejtë VV-së që qeveria mos me u kriju pa partinë e parë. Kjo sepse edhe VV nuk do ishte e kënaqur sikur të jepej vendimi për të sepse ky do të ishte një vendim pa paprecedentë që do merrej vetëm këtë herë por do bëhej rrugë edhe për të tjera. VV si parti parlamentare nuk e ka në interesin e saj që gjithmonë partia e parë me e bë qeverinë dhe gjithmonë qeveria e parë me e fitu shumicën parlamentare, sepse VV në këto zgjedhje ka dalë e para, në zgjedhjet e tjera nuk ka qenë e para. Nuk mundemi me paramendu që partitë tjera tash, ta zëmë PDK ose LDK me e blloku gjithë sistemin parlamentar, sepse parlamenti është ai që e zgjedhë qeverinë”, tha ai.Zgjedhjet e fundit parlamentare Kosova i ka mbajtur më 6 tetori të vitit të kaluar. Pas rrëzimit të qeverisë Kurti,

Kuvendi i Kosovës nuk është shpërndarë, pasi presidenti, Hashim Thaçi ka dekretuar për kryeministër, Avdullah Hoti nga LDK-ja. Ky dekret po kontestohet në Gjykatën Kushtetuese nga LVV-ja.