Sot u mbushën dhjetë vite nga vr.asja e Harun Aliut me shokë

Shpërndaje

Dhjetë vite më parë u që*llua për vde*kje Harun Aliu- Komandant Kushtrimi së bashku me shokët e tij, Xhafer Shala, Qemal Fejzullahu dhe Shaban Zenuni.

I pakënaqur nga Marrëveshja e Ohrit dhe veçanërisht implementimi i saj ai së bashku me disa shokë të tij në vitin 2006 themeloi partinë politike Alternativa Kombëtare. Ashtu siç nuk pushonte ëndrra e tij për përmbushjen e idealit të luftërave çlirimtare në trojet shqiptare, nuk përfunduan sul*met dhe skenarët ndaj tij.

Më 3 janar të vitit 2008 persona të panjohur në Shkup sul*muan një automjet të policisë ku mbeti i vr*arë polici Zoran Markovski dhe disa të tjerë u plagosën. Për këtë incident policia e Maqedonisë akuzoi Harun Aliun si pjesë e grupit që kishte kryer sul*min dhe më 4 shkurt të vitit 2010 u dënua me burgim të përjetshëm. Që nga ky rasti Harun Aliu arratiset dhe ishte i pakapshëm për autoritetet. Ai në disa deklarata të tij më pas mohoi ta ketë kryer sul*min dhe akuzoi se bëhet fjalë për proces të montuar politik ndaj tij nga Qeveria e Maqedonisë.

Tre muaj më vonë Maqedonia u zgjua me një lajm të hidhur që tronditi gjithë opinionin shqiptar. Policia njoftoi se në orët e mëngjesit në rrugën kryesore në hyrje të fshatit Radushë ka neutralizuar një grup të ar*matosur prej katër personave të cilët kanë udhëtuar me një furgon të bardhë përplot me ar*matim. Më vonë u kumtua se të vr*arët nga ana e policisë ishin Xhafer Shala 31 vjeçar nga Prishtina, Qemal Fejzullahun 47 vjeçar nga fshati Gërçec i Shkupit, Shaban Zenuni 36 vjeçar nga fshati Merovë i Tetovës dhe Harun Aliu, 39 vjeçar nga Shkupi.

Va*rrimi i Kushtrimit u bë në lagjen Hasanbeg të Shkupit me ceremoni fetare dhe kombëtare, ku morën pjesë mijëra shqiptarë, familjarë, miq, shokë të luftës dhe veprimtarisë atdhetare nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe diaspora. Policia zyrtarisht njoftoi se në ditën e vr*asjes grupi i ar*matosur kishte poseduar sasi të mëdha të ar*mëve dhe e prezantoi si grup të rrezikshëm, por pa dhënë detaje për rrethanat e kësaj vr*asje. Andaj në opinion u ngritën dilema të ndryshme dhe dyshime të shumta për ngritjen e një skenari dhe kurthi për eliminimin Harun Aliut dhe shokëve të tij. E vërteta për vr*asjen e Harun Aliut dhe tre shokëve të tij vazhdon të mbetet mister.