Sot vendoset për zgjatjen e orës policore gjatë funjavës

Shpërndaje

Komisioni për sëmundje ngjitëse do të mbaj mbledhje ku do të diskutohet për atë se zlsa do të zgjas ora policore gjatë kësaj fundjave, njoftoi dje ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, përcjell ALBAZONE MEDIA.

Gjatë mbledhjes së sotme do të shqyrtohet edhe mundësia për zbutjen e masave të cilat do të hynin në fuqi nga java që vjen, me çka dalëngadalë vendi do t’i kthehet normalitetit. Gjithashtu gjatë mbledhjes do të shqyrtohet edhe çështja e zgjedhjeve, gjegjësisht ka ose jo kushte për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.