Spasovski: Afatet për aktivitetet zgjedhore vazhdojnë sapo të ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme

Shpërndaje

Në momentin kur do të ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë të vijojnë afatet për aktivitetet zgjedhore, konsideron kryeministri Oliver Spasovski.

Ai në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri, përkujtoi se në takimin e liderëve është diskutuar dhe janë ofruar data konkrete në lidhje me mbajtjen e zgjedhjeve, por u vendos në nivelin politik që të vazhdojnë bisedimet javën e ardhshme, ndërsa me këtë rast të sigurojnë informacione të caktuara.

“Sa i përket dekretit ose mekanizmit ligjor për zgjedhjet, ajo është plotësisht e qartë. Ne nuk kishim asnjë mundësi tjetër ligjore për të shtyrë zgjedhjet, përveç që përmes këtij dekreti të vendosen në pezullim të gjitha afatet zgjedhore. Kjo do të thotë se në momentin kur ndërpritet gjendja e jashtëzakonshme, vazhdojnë të vijojnë afatet për aktivitetet zgjedhore, tha kryeministri në përgjigjen e një pyetjeje.

Spasovski përkujtoi se Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është i detyruar të zhvillojë zgjedhjet në bazë të afateve të përcaktuara me ligj dhe për këtë ka afate kohore të përcaktuar saktësisht, si dhe për mënyrën si do të bëhet kjo.

“Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve është institucion që zhvillon aktivitete zgjedhore bazuar në vendimet e marra nga institucionet e sistemit. Ato janë Kuvendi dhe ata që janë përgjegjës për mbajtjen e zgjedhjeve. KSHZ-ja është e detyruar t’i zbatojë zgjedhjet në bazë të afateve të përcaktuara me ligj dhe për këtë ka afate të përcaktuara saktësisht dhe në çfarë mënyrë bëhen, ato”, tha Spasovski.

Ai shtoi se është e qartë në bazë të dekretit të miratuar nga Qeveria që nëse gjatë gjendjes së jashtëzakonshme afatet ndalen, duhet të merret parasysh norma kushtetuese, e ajo është se zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga shpërndarja e Kuvendit.

“Është plotësisht e qartë në bazë të dekretit të miratuar nga Qeveria, që nëse gjatë gjendjes së jashtëzakonshme janë ndalur afatet, duhet të merret parasysh norma kushtetuese që zgjedhjet duhet të mbahen brenda 60 ditëve nga shpërbërja e Kuvendit, kështu që, afatet të cilat kanë kaluar deri në gjendjen e jashtëzakonshme dhe ne kemi një gjendje të jashtëzakonshme ku janë stopuar të gjitha afatet, me ndërprerjen e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdojnë të vijojnë edhe afatet mëtej dhe mbahen zgjedhjet me qëllim që të shmanget mundësia e shkeljes së Kushtetutës”, tha Spasovski.