Spasovski: “Gjuha jonë maqedonase është obligim i shenjtë për të gjithë ne”

Shpërndaje

Kryeministri Oliver Spasovski sot përmes video-porosisë dërgoi urim me rastin e 5 Majit-Ditës së gjuhës maqedonase.

“Urime 5 Majin – Ditën e gjuhës maqedonase. Sot e shënojmë këtë ditë të rëndësishme në realitetin bashkëkohor, por të pamohueshme – e flasim gjuhën maqedonase, me alfabetin tonë, si një letër zyrtare. Gjuha maqedonase i kaloi të gjitha fazat e krijimit, të depërtimit, të njohjes, dhe kodifikimit”, thotë kryeministri në fjalim.

Tani, shton ai, neve na mbetet ta ruajmë dhe përparojmë, ai obligim i yni ka vlerë ende më të madhe nëse merret parasysh roli i figurave të mëdha, Misirkov dhe Koneski.

Kjo ditë, thotë në urim, na obligon edhe njëherë të dërgojmë porosi të qartë, se kjo Qeveri, sinqerisht dhe fuqishëm është e përkushtuar të kujdeset dhe ta përparojë gjuhën maqedonase, monumentin e përjetshëm të ekzistimit tonë si popull.

Spasovski shton se gjuha është materie e gjallë, dhe siç thotë, do të tregojmë se kujdesemi për të, përmes mënyrës se si e flasim, shkruajmë, si e lexojmë gjuhën letrare maqedonase.

“Ashtu japim shembull se me ç’farë gjuhe duam të rriten gjeneratat e reja. Ta ruajmë dhe përparojmë, dhe në mënyrë dinjitoze t’ua dorëzojmë të gjitha gjeneratave pas nesh”, citon Spasovski.