Spasovski: Gjuha maqedonase, e konsoliduar, Sela: Bullgarët trajtojnë maqedonishten sikur maqedonasit shqipen!

Shpërndaje

Gjuha maqedonase sot feston ditën e saj. Kryeministri i vendit Oliver Spasovski, duke uruar qytetarët për këtë ditë, theksoi se gjuha maqedonase është e veçantë dhe i ka kaluar të gjitha fazat e krijimit, përhapjes, njohjes, kodifikimit dhe të pranimit, duke potencuar se e ardhmja e gjuhës maqedonase është e ardhmja e atdheut.

„E flasim gjuhën maqedonase me alfabetin tonë, si shkrim zyrtar. Gjuha maqedonase i kaloi të gjitha fazat e krijimit, përhapjes, njohjes, kodifikimit dhe të pranimit. Tani ne na mbetet ta ruajmë dhe kultivojmë. (2:00-2:10) Gjuha jonë maqedonase, e vetëdijshme për rolin e saj, rrënja e qenies sonë, mbrojtësi i identitetit dhe të ardhmes sonë është obligim i shenjtë për të gjithë ne”, tha Oliver Spasovski, kryeministër.

Por për liderin e opozitares, Hristijan Mickoski, gjuha maqedonase është e rrezikuar si asnjëherë më parë. Mickoski akuzon se pushteti me politikat e saj i ka hapur rrugë mohimit të gjuhës dhe kombit maqedonas.

“Sot, si asnjëherë më parë, gjuha dhe kombi maqedonas janë përballur me trazira dhe mohim për shkak të politikave të këqija dhe të pamatur të qeverisë aktuale. Politika e dëmshme e qeverisë i ka hapur derën propagandës, negativitet dhe problemeve. Ekzistenca jonë shekullore dhe autenticiteti i kombit dhe gjuhës maqedonase është i rrezikuar dhe është zëvendësuar me dëshirën për pushtet dhe para, të atyre që udhëheqin me pushtetin“, tha Grafikë- Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së.

E që ky problem me Bullgarinë mund të rrezikoje të ardhmen evropaine të vendit, lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela, tha se palet duhet të gjejnë gjuhë të përbashkët për zgjidhjen e kontestit.

“Në këtë debat që po zhvillohet tani para hapjes së negociatave me Bashkimin Evropian të Maqedonisë së Veriut, Aleanca për Shqiptarët bën apel që të gjëndet gjuhë e përbashkët në mënyrë që vendi asesi të mos largohet nga rrugëtimi drejt insitucioneve perendimore.Ju bëjnë thirrje të gjithë politikanvë në këtë çaste të shohin se si është ndjesia dhe ndjenja e shqiptarëve këtu në Maqedoni kur gjuha e tyre ka një definicion akoma më skandaloz se sa atë që propozon Bullgaria për gjuhën maqedonase”, tha Ziadin Sela,kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Pak ditë më parë shefja e diplomacisë bullgare Ekaterina Zaharieva, tha se maqedonishtja është krijuar mbi një dialekt bullgar, e kjo nxiti reagime të shumta në opinon./TV21