Spasovski: Liria e mediave dhe e shprehjes mbetet nevojë konstante dhe thelbësore edhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme

Shpërndaje

Liria e mediave dhe e shprehjes mbetet nevojë konstante dhe thelbësore edhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme kur për shkak të pasigurisë dhe rreziqeve nga Kovid-19 nga rrënja u ndryshua jeta dhe përditshmëria jonë, theksoi në profilin e tij në Fejsbuk kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Spasovski: Liria e mediave dhe e shprehjes mbetet nevojë konstante dhe thelbësore edhe në kohën e gjendjes së jashtëzakonshme.

Ai theksoi se sivjet Ditën Botërore të Lirisë së Mediave e shënojmë me njohuri edhe më të qartë deh përcaktim ehe më të qartë se mediat dhe gazetarët kanë rol kyç dhe kontribut të veçantë në sigurimin e informacioneve me kohë, të sakta dhe të besueshme për opinionin të cilat në këto kushte, siç theksoi, nuk janë të domosdoshme vetëm për shkak të demokracisë por edhe për shpëtim të jetëve të njerëzve.

“Në këtë drejtim, me urimet me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Mediave, sivjet japim mbështetje, mirënjohje dhe falënderim gazetarëve, punonjësve mediatikë dhe mediave për kontributin e tyre me raportim të pavarur dhe me përgjegjësi të jenë pjesë e përgjigjes së përbashkët në përballjen me kërcënimin nga koronavirusi”, potencoi kryeministri.