Spasovski: Me Komisionin për sëmundje infektive do të vendoset për orën policore gjatë Bajramit

Shpërndaje

Kryeministri Oliver Spasovski gjatë konferencës së sotme u pyet nëse gjatë festës së Bajramit do të ketë orë policore.

Sipas tij për këtë çështje duhet të bëhen konsultime me Komisionin për sëmundje infektive.

“Për sa i përket faktit që kemi festë të dyfishtë më 24 maj, ajo duhet të ketë vëmendje të posaçme për bisedime në Shtabin e krizës dhe në seancën e Qeverisë, por sido që të jetë, ne vendimet i miratojmë në bazë të mendimit të ekspertëve, se çfarë mendimi do të dorëzohen tek ne, do të rishikohen dhe do të merren vendime dhe në bazë të asaj do e informojmë edhe opinionin publik”, deklaroi Oliver Spasovski.