Spasovski: Puna e çdo punëtori duhet të vlerësohet nga punëdhënësi dhe nga shteti

Shpërndaje

Gjendja e jashtëzakonshme dhe koronavirusi nuk do të na ndalë ta festojmë punën e punëtoreve dhe punëtorëve sepse ato janë fuqia për zhvillimin e shoqërisë sonë. Për atë krijuam masa të cilat në majën e prioriteteve i vendosin mbajtjen e vendeve të punës dhe pagat e të punësuarve, theksoi kryeministri Oliver Spasovski në urimin me rastin e Ditës ndërkombëtare të punës.

Shprehu falënderim për kontributin e punëtorëve që edhe në kushte të pandemisë marrin pjesë në qëndrueshmërinë e ekonomisë dhe veprimtarive vitale të vendit.

“Kjo përpjekje e jashtëzakonshme, punë dhe angazhim i çdo punëtori duhet të vlerësohet edhe nga punëdhënësit dhe shteti. Në emër të Qeverisë, u jap mirënjohje të madhe të gjithë punëtorëve në vend të cilët edhe njëherë na e treguan vlerën e punës dhe solidaritetit”, citon Spasovski në urim.