Spasovski realizoi bisedë telefonike me Kurtin

Shpërndaje

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski ka realizuar bisedë telefonike me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Siç njoftojnë nga Kabineti i Spasovskit, në bisedën telefonike dy homologët kanë biseduar për çështjen se “si të koordinohen masat për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, për restartim të ekonomisë dhe për fuqizim të lidhjeve të të dy shteteve në kushtet e reja”.

Nga Kabineti i Spasovskit shtojnë se Kurti e ka uruar Spasovskin për mënyrën se si është menaxhuar situata me virusin korona në Maqedoninë e Veriut.

“E ka ururar dhe i ka dhënë mbështetje për mënyrën se si shteti po ballafaqohet me krizën ekonomike – shëndetësore të shkaktuar nga virusi korona”, thuhet në kumtesë.

Spasovski dhe Kurti kanë theksuar edhe nevojën për integrim sa më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian dhe rritjen e bashkëpunimit rajonal.